BOTA, 9 Shtator 2022, 23:20

FOTO/ Dalin për herë të parë pamjet e sipërfaqes së Diellit

FOTO/ Dalin për herë të parë pamjet e sipërfaqes

Për të festuar përvjetorin e parë të vënies në punë të teleskopit diellor Inouye, Fondacioni Kombëtar Amerikan i Shkencës ka publikuar disa imazhe spektakolare dhe të pabotuara më parë të Diellit.

Janë befasuese veçanërisht pamjet e sipërfaqes së tij dhe të kromosferës, një shtresë e atmosferës diellore. Pamjet datojnë qershor 2022 dhe tregojnë një pjesë prej 82 500 kilometrash. Një imazh i Tokës duket gjithashtu në fund djathtas për një kuptim më të mirë të përmasave.

Inouye është teleskopi diellor më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë në Tokë.

“Ai do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si ne eksplorojmë dhe kuptojmë Diellin tonë. Informacioni që po mbledhim do të transformojë mënyrën se si planeti ynë mund të përgatitet për ngjarje të tilla si stuhitë diellore” – tha , Sethuraman Panchanathan, drejtor i Fondacionit Kombëtar të Shkencës.

Teleskopi ndodhet në Observatorin Haleakala në Hawaii. 

FOTO/ Dalin për herë të parë pamjet e sipërfaqes

FOTO/ Dalin për herë të parë pamjet e sipërfaqes

FOTO/ Dalin për herë të parë pamjet e sipërfaqes

FOTO/ Dalin për herë të parë pamjet e sipërfaqes

Dagli Stati Uniti immagini spettacolari (e inedite) della superficie del SoleDagli Stati Uniti immagini spettacolari (e inedite) della superficie del SoleDagli Stati Uniti immagini spettacolari (e inedite) della superficie del SoleDagli Stati Uniti immagini spettacolari (e inedite) della superficie del Sole