TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe, tha sot kryeministrja Elisabeth Borne për radion RTL.
“Është çështje e rëndësishme për shëndetin publik”, ka thënë Borne, duke shtuar se qeveria është duke hartuar programe kombëtare për luftim të cigares, e cila, sipas saj, është përgjegjëse për 75.000 vdekje brenda një viti në Francë.
Sipas kryeministres, pajisjet e ashtuquajtura “puff” mund të krijojnë shprehi te të rinjtë, të cilët më vonë mund të krijojnë varësi nga cigarja.
Megjithatë, ajo e ka përmendur se qeveria franceze nuk planifikon t’i rrisë taksat në cigare vitin e ardhshëm, pas rritjes së këtij viti.
Presidenti francez, Emmanul Macron pati publikuar më 2021 disa plane ambicioze për luftim të cigares dhe alkoolit, duke u zotuar për krijim të më shumë hapësirave publike ku nuk pihet cigarja dhe që 20-vjeçarët që jetojnë në Francë më 2030, të mos jenë konsumues të cigares.