TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Ekuador, ku 57 rojet dhe oficerët e policisë u mbajtën peng për më shumë se 24 orë në burgjet e vendit. Por pas shumë tentativash dhe negociatash me të burgosurit ata janë liruar.
Mediat e huaja shkruajnë se 50 rojet dhe shtatë policë, pengje të të burgosurve në gjashtë burgje, iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Një ditë më parë grupet kriminale në Ekuador përdorën eksplozivë për të dëmtuar një urë, më e fundit në një seri sulmesh këtë javë. Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga shpërthimi.