TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Braziliania Thais Medeiros ka vdekur në spital, ku gjashtë muaj luftoi për jetë, pasi i kishte marrë erë një speci të djegës. Incidenti ndodhi në shkurt, derisa 25-vjeçarja po gatuante me të dashurin e saj.
Ajo pa dashje i mori erë një speci shumë djegës, që rezultoi me kruajtje fyti e më pas me një vizitë në spital në Anapolis. Ekspertët mjekësorë shpejtë identifikuan prezencën e edemës cerebrale, e cila shkakton fryrjen e trurit.
Shkaku siç shpjeguan ekspertët, është një reaksion alergjik ndaj specit të djegës. Në rastin e brazilianes reaksioni ka qenë aq i fortë pasi nuhati specin, sa që ka rënë në koma për disa ditë dhe nuk i është rikthyer vetëdija.
E ëma e saj Adriana Medeiros i ka thënë mediave braziliane, se Thais më parë kishte pasur probleme me bronkitit dhe astmën.
Por edhe pse gjendja e saj shëndetësore ishte përmirësuar përkohësisht, dhe kështu u lirua nga spitali, ajo u detyrua të rikthehet katër ditë më vonë, kur iu shfaqen simptomat e temperaturës së lartë dhe gjakut në urinë.
Pas disa tentimeve, ajo humbi betejën dhe në fund mjekët konstatuan vdekjen e saj.