BOTA, 3 Shtator 2023, 09:44

I dënuar me burg të përjetshëm, braziliani arratiset nga qelia në SHBA

I dënuar me burg të përjetshëm, braziliani arratiset nga

Prokuroria e ka cilësuar si person shumë të rrezikshëm. Policia ka vazhduar kërkimet edhe të shtunën dhe është zgjeruar zona e kërkimit të tij.

Autoritetet besojnë se Cavalcante po fshihet në zonë dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të jenë vigjilentë. Braziliani i dënuar ka arritur të ikë nga burgu të enjten në mëngjes dhe është parë në rrugët afër burgut.

Autoritetet nuk kanë treguar rrethanat e ikjes së tij, por kanë thënë se janë duke u zhvilluar hetime në lidhje me këtë.

Gjykata e kishte dënuar Cavalcanten për vrasjen e Deborah Brandaos para fëmijëve të saj në prillin e vitit 2021.

Ish të dashurën e kishte vrarë për shkak se ajo donte ta raportonte në polici për vrasjen që ai e kishte kryer në Brazil.