BOTA, 25 Nëntor 2024, 12:38

FOTOT/ Një vit pasi u diagnostikua me kancer, aktorja rrëfen betejën me sëmundjen: Ja ku e gjeta forcën. Ti ma hape zemrën

FOTOT/ Një vit pasi u diagnostikua me kancer, aktorja rrëfen

Aktorja e njohur amerikane, Olivia Munn, ka bërë së fundmi një postim teksa falenderon djalin e saj që e ka ndihmuar gjatë betejës së saj me kancerin.

Një vit më parë ajo u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa tani vazhdon t’i nënshtrohet ndërhyrjeve dhe trajtimeve të nevojshme.

Krahas fotos së publikuar me të birin, ajo shpjegon se sa shumë mbështetje e ka pasur atë në periudhën më të vështirë të jetës.

Me rastin e ditëlindjes së tij, aktorja, përveç se e ka falenderuar dhe e ka uruar djalin e saj 3 vjeçar.

“Magic Malk mbush 3 vjeç sot. Kjo foto është bërë vitin e kaluar rreth kohës kur kuptova se kisha kancer në gji. Këtë herë, i kujtoj të gjitha me mall për shkak të këtij djali të vogël.

Më bëri më të fortë dhe më të qetë në mënyra që nuk e dija se mund të isha. Gëzuar ditëlindjen djali im i ëmbël. Ti ma hape zemrën”, shkruan Olivia ndër rreshta të ndjerë.