TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët rumunë i drejtohen sot (24 nëntor) kutive të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Këto votime po mbahen mes një klime të tensionuar sociale, që mund të favorizojë kandidatin e ekstremit të djathtë dhe të sinjalizojë një kthesë jo liberale në vendin e Evropës Juglindore.
Midis 13 kandidatëve, lideri 38-vjeçar i partisë AUR (Aleanca për Unitetin Rumun), Gheorghe Simeon, duket se mund të kalojë në raundin e dytë, sipas sondazheve, të cilat i japin atij 15 me 19 për qind të votave, kundrejt rreth 25 për qind për favoritin, kryeministrin aktual 56-vjeçar të Partisë Socialdemokrate (PSD) Marsel Coliacu.
Ekspertët e fushatës zgjedhore në Rumani thonë se Simeon ka marrë avantazh nga zemërimi i rumunëve të varfër nga inflacioni rekord ( 10% vitin e kaluar, ndërkohë që parashikimet për këtë vit flasin për 5.5% inflacion).
“Kam vërtet frikë se do të përfundojmë me Simeonin” në natën e zgjedhjeve, tha Oana Diaconu, një eksperte e shkencave kompjuterike, për AFP, duke shprehur shqetësimin për atë që ajo e përshkroi si paparashikueshmërinë dhe retorikën e Simeon kundër BE-së.
Qendrat e votimit, të cilat ishin planifikuar të hapeshin në orën 07:00 me pritet të mbyllen në orën 21:00. Menjëherë pas kësaj priten parashikimet e para nga exit poll-et.
Rumania, e cila ndan një kufi 650 kilometra me Ukrainën dhe laget nga Deti i Zi, luan një rol “jetik” strategjik, kujton në një studim instituti i qendrës së strategjisë së re. Gjithashtu luan rol edhe për NATO-n, e cila pret mbi 5000 ushtarë, edhe për kalimin e grurit ukrainas.
Fushata zgjedhore presidenciale e vendit është shënuar nga një sërë sulmesh luftarake, si dhe sulmesh personale, me liderin e ekstremit të djathtë të akuzuar për takime me spiunët rusë, të cilin ai e ka mohuar, dhe kryeministrin të akuzuar për fluturime të diskutueshme me avion privat.
Pavarësisht popullaritetit të ulët, Marsel Ciolacou, i cili përpiqet të projektojë imazhin e një njeriu të përulur dhe autodidakt, shpreson të bindë me mesazhin e tij të “stabilitetit”.
Partia e tij, një trashëgimtare e ish-partisë komuniste, ka formësuar jetën politike të vendit për më shumë se tre dekada përmes skandaleve të shumta korrupsioni dhe aktualisht qeveris në koalicion me liberalët e PNL.
Në vendin e tretë në sondazhet për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, 52-vjeçarja Elena Lasconi, një ish-gazetare dhe kryetare bashkie e një qyteti të vogël që drejton një parti të qendrës së djathtë, mund të krijojë një surprizë.