BOTA, 23 Nëntor 2024, 16:54

Stuhia "Bert", Britania përfshihet nga mot i keq, dy persona humbin jetën

Stuhia "Bert", Britania përfshihet nga mot i keq, dy persona

Britania e Madhe është përfshirë nga moti i keq, për shkak të stuhisë "Bert" që po vijon të godasë ishullin. 

Një burrë rreth të gjashtëdhjetave ka humbur jetën, pasi një pemë ra mbi makinën e tij në Hampshire. Ndërsa një tjetër person, humbi jetën në Yorkshire, pasi makina e tij u përplas me murin. 

Stuhia ka sjellë reshje të dendura dëbore, shi dhe erë të fortë në mbarë vendin, të cilat kanë vështirësuar transportin, me fluturime të anulluara dhe disa linja trenash që nuk funksionojnë.

Në disa zona, ka patur probleme edhe me energjinë elektrike, me rreth 3 mijë banesa pa energji. 

Stuhia pritet të vijojë edhe ditën e nesërme. Zyra Meteorologjiike ka paralajmëruar për reshje të dendura shiu në Londër me erë të fuqishme deri në 53 milje në orë, të cilat priten mëngjesin e ditës së nesërme. 

Autoritete kanë vënë alarmin për rrezikun e përmbytjeve dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar.