TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Askyar Laishev, i cili kishte punuar për shërbimin e sigurisë së brendshme të Ukrainës (SBU) përpara se të bashkohej me forcat pro-ruse për t’u bërë kreu i inteligjencës në Republikën Popullore të Luhanskut, që njihet si e pavarur tashmë nga Moska në 2014, është ekzekutuar në një shpërthim me bombë.
Pamjet e rënda të atentatit janë publikuar në rrjet dhe tregojnë momentin dramatik kur zyrtari “kukull” i Rusisë goditet pas aktit të tij të tradhtisë, nga forcat e rezistencës.
Kanë qenë anëtarët e Rezistencës Kombëtare të Ukrainës në Ukrainën lindore ata që janë hakmarrë duke bombarduar makinën e tij më 11 gusht.
Videoja e publikuar nga ÇTV tregon se makina e Laishev shpërthen në rrugën Shevchenko, Staroblisk në Luhanskun e kontrolluar nga Rusia, e cila ra nën kontrollin rus në fillim të korrikut.
Kjo pason vrasjen e ngjashme të zyrtarit të Putinit, Ivan Sushko në Zaporizhzhia këtë javë.
“Theksojmë edhe një herë se kolaboracionizmi është i dëmshëm për shëndetin tuaj, ndaj çdo tradhtar ka shpresa të kota se nuk do t’i vijë hakmarrja”, tha Rezistenca Kombëtare në një deklaratë për ngjarjen.