Numri i viktimave nga tërmeti i së hënës në Indonezi ka shkuar në 310, sipas autoriteteve të vendit. 24 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas tërmetit me magnitudë 5.6 që shkaktoi rrëshqitje dheu dhe shkatërroi dhjetra ndërtesa.
Sipas Herni Alfianti, kreu i shërbimeve kombëtare të ndihmës së parë, kërkimi do të vazhdojë deri të hënën, edhe më vonë nëse deri atëherë nuk janë gjetur të gjithë të vdekurit.
Më shumë se 2,000 persona janë plagosur, rreth 56,000 shtëpi janë shkatërruar dhe më shumë se 62,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.