BOTA, 27 Maj 2023, 17:27

Erdoganin e zë gjumi në mes të intervistës? Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit

Erdoganin e zë gjumi në mes të intervistës? Pamjet që

Një situatë e pazakontë ka ndodhur me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, të cilin thuhet se e ka zënë gjumi  teksa jepte një intervistë. Teksa ai po pyetej për zgjedhjet e 28 majit, raundi i dytë në të cilin Ergodan kërkon të marrë një tjetër mandate si president, në ato momente, ai mbyll sytë.

Sapo regjisori kuptoi se çfarë po ndodhte, me shpejtësi e ktheu kamerën drejt gazetares, e cila vazhdoi të fliste duke parë bashkëprezantuesin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Erdoganin e zë gjumi, e ndërsa jo pak herë është folur edhe se presidenti është sëmurë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e zyrës së shtypit të presidencës.