BOTA, 1 Nëntor 2022, 17:59

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putinin, diskutime për grurin ukrainas dhe luftën

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putinin, diskutime për grurin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, lidhur me eksportet e grurit ukrainas.

Sipas presidencës turke, Erdogan dhe Putin diskutuan çështje rajonale, veçanërisht zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.

Erdogan shprehu optimizëm sot se Rusia dhe Ukraina do të krijojnë një partneritet të orientuar drejt zgjidhjes dhe se zgjidhja e krizës së grurit përmes një qasjeje konstruktive do të inkurajojë një kthim në negociata.

Në bisedën telefonike që pati me presidentin rus Vladimir Putin, Erdogan siguroi se Ankaraja do të marrë “iniciativat e nevojshme” me të gjitha palët për të zgjidhur problemet që lidhen me zbatimin e marrëveshjes së eksportit të grurit përmes Detit të Zi.

Kujtojmë se Moska njoftoi të dielën që kaloi se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen sipas së cilës, eksportet ukrainase të grurit nga portet ukrainase kishin rifilluar.