BOTA, 1 Nëntor 2022, 17:34

Ukraina bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Samiti i G20-ës

Ukraina bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Samiti i

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës deklaroi se pas sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ftesa e Presidentit Putin në Samitin e G20 duhet të anulohet dhe vetë Rusia të përjashtohet nga G20.

“Putin pranoi publikisht urdhërimin e sulmeve me raketa ndaj civilëve ukrainas dhe infrastrukturës energjetike. Me duart e tij të njollosura me gjak, ai nuk duhet të lejohet të ulet në tryezë me liderët botërorë. Ftesa e Putinit për samitin e Balit duhet të revokohet dhe Rusia të përjashtohet nga G20”, shkroi në Twitter Oleh Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës .

Zyra e Presidentit të Ukrainës deklaroi se terrori raketor i Rusisë kundër Ukrainës duhet të ketë një përgjigje edhe më të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. Në veçanti, Rusia duhet të përjashtohet nga G20-ta.