BOTA, 31 Tetor 2022, 19:00

Raketa ruse në Moldavi, Ministria e Jashtme shpall "non grata" diplomatin rus

Raketa ruse në Moldavi, Ministria e Jashtme shpall "non grata"

Moldavia shpalli person "non grata" një përfaqësues të ambasadës ruse në kryeqytetin, Kishinau, pas rënies në territorin e saj të një rakete ruse, e cila sipas raporteve të deritanishme dyshohet se është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Për fat të mirë në Moldavi nuk janë shënuar viktima nga rënia e raketës ruse.

Janë raportuar vetëm disa dritare të thyera në fshatin Naslavceatha, tha ministria e brendshme e Moldavisë.

Ministria e Jashtme në Moldavi nuk bëri publik emrin e zyrtarit rus që shpalli non grata ditën e sotme.