TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se qeveria aktuale e Izraelit, të cilën e cilësoi si “të varur nga lufta”, nuk duhet të lejohet ta zhysë sërish rajonin në konflikt dhe gjakderdhje.
“Është e nevojshme të mos lejohet që qeveria aktuale izraelite, e varur nga lufta, ta zhysë edhe një herë gjeografinë tonë në erën e barutit dhe gjakut”, u shpreh Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Stamboll me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, pas bisedimeve dypalëshe dhe takimit mes delegacioneve.
Presidenti turk bëri të ditur se gjatë takimit, dy liderët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe globale.
“Ne kemi mbështetur veçanërisht, dhe vazhdojmë të mbështesim, çdo hap që kontribuon në uljen e tensioneve në rajonin tonë dhe zgjidhjen e problemeve përmes diplomacisë”, deklaroi Erdogan.
Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të punojë në solidaritet me “vendet vëllazërore”, veçanërisht me Pakistanin, për të forcuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.
Sipas Erdoganit, Turqia synon krijimin e një klime ku të gjithë popujt e rajonit, pavarësisht besimit të tyre fetar, të jetojnë në paqe dhe siguri.
Sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, presidenti turk tha se Ankaraja synon të thellojë bashkëpunimin me Islamabadin në fushat e energjisë, transportit, mineraleve kritike dhe teknologjisë së informacionit.