TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra njerëz protestuan kundër AFD-së së ekstremit të djathtë të Gjermanisë dhe bllokuan rrugët, ndërsa u rizgjodhën dy liderët që e kanë ngritur atë si një forcë kombëtare.
Në protesta u ngritën sindikatat, grupet e shoqërisë civile dhe partitë e krahut të majtë. Një numër i madh forcash policie, përfshirë përforcime nga e gjithë Gjermania, u vendosën përpara konferencës dy-ditore të AfD-së.
Aktiviteti nisi me rizgjedhjen e krerëve te partisë Alice Widel dhe Tino Chrupalla, nën udhëheqjen e të cilëve AfD është ngjitur në krye të sondazheve kombëtare të opinionit publik përballe konservatorëve të kancelarit Merz.
Në fjalimet hapëse ata përqeshën protestuesit si antidemokratikë dhe u shfaqën triumfues pasi arritën për herë të parë të merrnin pushtetin në zgjedhjet rajonale këtë vit. Rivalët e tyre kryesorë i përshkruan si të lodhur dhe jashtë realitetit.
Kundërshtarët akuzojnë AfD-në për promovimin e politikave dhe qëndrimeve raciste të papajtueshme me vlerat demokratike të Gjermanisë dhe thonë se kjo do të kërcënonte rendin kushtetues të vendit.
Sondazhet e fundit e çojnë mbështetjen për AfD-në deri në 29%, krahasuar me rreth 22% për konservatorët CDU/CSU të Merz-it.