BOTA, 17 Qershor 2025, 22:57

‘Erdhëm për Paradën e Krenarisë, jemi të bllokuar në Izrael’, 20 britanikë të komunitetit LGBTQ+ apel për evakuim

‘Erdhëm për Paradën e Krenarisë, jemi të bllokuar

Max Royston, 29 vjeç, nga Londra,  është pjesë e një grupi prej 20 britanikësh që udhëtuan për në Tel Aviv për festimin vjetor të paradws sw Krenarisë.

“Parada e Krenarisw është anuluar dhe ne mbetemi të bllokuar”, thotë ai.

Është “shumë e frikshme” të jetosh mes breshërisë së raketave, thotë Max. “Edhe në një strehë bombash nëntokësore, dëgjon shpërthimet.”

Të gjitha fluturimet për në dhe nga Izraeli janë pezulluar.

Maksi dëshiron ndihmë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por thotë “nuk kemi marrë asgjë prej tyre”.

“U regjistrova në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka evakuuar stafin e saj, por duket se nuk është e interesuar të evakuojë qytetarët e saj. Po u bëj thirrje atyre të organizojnë transport të sigurt jashtë Izraelit.”

Ai thotë se është “e rrezikshme” për personat LGBT+ të udhëtojnë nëpërmjet Jordanisë dhe Egjiptit.

“Nuk e dimë se sa gjatë do të mbetemi të bllokuar këtu.”

Në përgjigje, zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme e drejtoi BBC-në te komentet e Sekretarit të Jashtëm David Lammy të hënën, ku ai tha:

“Ne po përditësojmë më tej Këshillat tona të Udhëtimit për të sinjalizuar pikat e kalimit kufitar dhe po dërgojmë Ekipe të Vendosjes së Shpejtë në Egjipt dhe Jordani për të forcuar praninë tonë konsullore pranë kufirit me Izraelin, i cili tashmë ka mbështetur shtetasit britanikë në terren.”