BOTA, 17 Qershor 2025, 20:50

Frika se mos zbulohet, udhëheqësi i Iranit Ajatollah Ali Khamenei i delegon disa nga kompetencat Këshillit Suprem të Gardës Revolucionare

Frika se mos zbulohet, udhëheqësi i Iranit Ajatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka deleguar disa nga kompetencat e tij Këshillit Suprem të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i njohur si Pasdaran.

Mendohet lideri suprem fshihet në një bunker nëntokësor me familjen e tij në verilindje të Teheranit, – raportoi të hënën faqja e internetit e lajmeve të opozitës me seli në Londër, Iran International.

Këshilli Suprem i IRGC-së, i cili mbikëqyr komandën e Pasdaran, tani ka autoritetin për të menaxhuar konfliktin e vazhdueshëm me Izraelin.