BOTA, 6 Shkurt 2022, 17:22

E rëndë në Iran, vëllezërit vrasin gruan dhe kokën e prerë e publikojnë në rrjete sociale

E rëndë në Iran, vëllezërit vrasin gruan dhe kokën

Agjencia e lajmeve në Iran, ILNA, ka raportuar se dy vëllezër kanë pranuar se i kanë prerë kokën gruas së njërit prej tyre dhe pamjet i kanë shpërndarë në internet. Ata janë arrestuar katër orë pas vrasjes, në qytetin Ahvaz.

Dhjetëra mijëra njerëz e panë videon në rrjetet sociale, e cila tregonte një burrë që mbante një thikë të madhe ndërsa mbante një kokë të prerë me flokë të gjatë në dorën tjetër.

ILNA citoi një oficer policie, kolonel Sohrab Hosseinnejad, të ketë thënë se “të pandehurit kanë pranuar vrasjen gjatë hetimeve policore dhe janë paraqitur para autoritetit gjyqësor”.

Raporti përmendi problemet familjare si motivin e mundshëm, por shtoi se çështja është nën hetim ndërsa policia nuk i bëri të ditur emrat e burrave ose nuk dha hollësi të mëtejshme mbi vrasjen ose kush e filmoi videon.