TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dronët "Bayraktar" shkatërruan pajisje ushtarake ruse me vlerë 26.5 milionë dollarë, përfshirë tetë tanke, në tri ditë, nga 31 gushti deri më 2 shtator, ka thënë Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi.
“Gjatë tri ditëve të fundit, nga 31 gushti deri më 2 shtator, mjetet ajrore pa pilot Bayraktar TB2 shkatërruan pajisje armike me një vlerë totale prej rreth 26.5 milion dollarë. Këto janë tetë tanke T-72 (kostoja e vlerësuar e një tanku është 3 milionë dollarë), një armë vetëlëvizëse Akatsiya (1.6 milion dollarë), një IFV (0.6 milion dollarë) dhe hauitzer (0.3 milion dollarë)”, bëri me dije ai në Telegram.
Ai shtoi se pesë tanke T-72 dhe një IFV me vlerë 1.85 milionë dollarë ishin dëmtuar.
Kostoja totale e pajisjeve ruse të shkatërruara dhe të dëmtuara është 28.35 milionë dollarë.
“Bajraktarët efektivë turq në duart e aftë të ushtarëve tanë janë një armë e fuqishme! Një prej tyre është ndihma nga Lituania mike”, shtoi Zaluzhnyi.