TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën tetë biznesmenë të njohur rusë thuhet se kanë kryer vetëvrasje ose kanë vdekur në aksidente ende të pazbardhura që nga fundi i janarit, gjashtë prej tyre të lidhur me dy nga kompanitë më të mëdha të energjisë ruse, shkruan CNN.
Katër nga gjashtë biznesmenët ishin të lidhur me gjigantin energjetik shtetëror të Rusisë, Gazprom ose një nga filialet e tij, ndërsa dy të tjerët ishin të lidhur me Lukoil, kompania më e madhe private ruse e naftës dhe gazit.
Në fillim të këtij viti, Lukoil pati qëndrim kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, duke bërë thirrje për dhembshuri për viktimat dhe përfundimin e konfliktit.
Presidenti i Lukoil, Ravil Maganov, vdiq këtë javë pasi u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Lukoil konfirmoi vdekjen të enjten në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.

Leonid Shulman
“Maganov vdiq pas një sëmundjeje të rëndë", thuhet në njoftimin e Lukoil, pa përmendur rënien nga dritarja e spitalit.
Një tjetër menaxher i lartë i Lukoil, Alexander Subbotin, u gjet i vdekur pranë Moskës. Në atë kohë, u tha se Subbotin kishte pësuar një atak në zemër dhe policia hapi një hetim penal.

Aleksandër Tuljakov
Në të parën nga vdekjet e raportuara këtë vit të biznesmenëve të njohur rusë, një nga drejtuesit më të lartë të Gazpromit, Leonid Shulman, u gjet i vdekur në vilën e tij në fshatin Leninsky pranë Volgogradit më 30 janar 2022. Mediat ruse raportuan se u gjet një letër lamtumire dhe se ishte një vetëvrasje.
Një ditë pas fillimit të agresionit kundër Ukrainës, më 25 shkurt, një tjetër drejtori i Gazpromit, Aleksandar Tyulakov, u gjet i vdekur në garazh. Është interesante se Tjulakov u gjet në të njëjtin fshat me Shulman.

Vladislav Avajev
Dy biznesmenë të tjerë me lidhje biznesi me Gazpromin dyshohet se kanë kryer vetëvrasje në prill. Njëri prej tyre, drejtori i Gazprombank, Vladislav Avayev, u gjet i vdekur së bashku me gruan dhe vajzën e tij në një dhomë hoteli dhe hetuesit konstatuan se bëhej fjalë për vetëvrasje. Igor Volobuev, ish-zëvendësdrejtor i Gazprombankës, kishte thënë se ai nuk beson që Avayev kreu vetëvrasje.
Një ditë pas Avajevit, më 19 prill, Sergej Protosenja, ish-drejtori i prodhuesit të gazit Novatek, që lidhet me Gazprom, u gjet i vdekur. Protosenja u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Spanjë dhe trupat e gruas dhe vajzës kishin shenja dhune.

Sergej Protosenja me bashkëshorten, Natalia
Një tjetër miliarder rus që bëri pasurinë e tij në biznesin e naftës dhe gazit, Mikhail Watford, u gjet i vdekur më 28 shkurt në Surrey, Angli. Policia shtoi se vdekja ka ndodhur në rrethana të dyshimta.
Në fund të marsit, Vasily Melnikov u gjet i vdekur së bashku me familjen e tij. Melnikov ishte pronar i një kompanie që merrej me tregtinë e ilaçeve. Sipas burimeve ruse, Melnikov, gruaja dhe dy fëmijët e tij u gjetën të vrarë me thikë.