TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës është “shumë afër” dhe mund të shpallet së shpejti, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Zyrtarët amerikanë po presin një përgjigje zyrtare nga Hamasi mbi një armëpushim të propozuar 60-ditor në enklavën palestineze.
Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump tha gjithashtu se beson që SHBA-të janë afër një marrëveshjeje me Iranin për programin e tij bërthamor.
“Ekziston një mundësi për një marrëveshje me Iranin” dhe ka “të ngjarë” që ajo të arrihet “në një të ardhme jo shumë të largët”, komentoi ai.
Kujtojmë se të enjten Shtëpia e Bardhë njoftoi se Izraeli po nënshkruante propozimin për armëpushim në Rripin e Gazës.