TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja dalin në dritë mbi ekzekutimin e pilotit rus Maxim Kuzminov, i cili u gjet i vdekur në një parking nëntokësor në Spanjë, ku ishte strehuar pas dezertimit në Ukrainë. Sipas gazetës spanjolle “Informacion”, në vendin e ekzekutimit u gjetën plumba të prodhimit rus me qëllim që t’u dërgonin mesazh dezertorëve të tjerë se Rusia mund t’i gjejë kudo.
“Burimet policore vlerësojnë se vrasësit e kanë përdorur këtë municion në mënyrë që të mos ketë dyshim se urdhri për ekzekutimin është dhënë nga Rusia dhe ishte rezultat i dezertimit të tij”, shtoi botimi spanjoll.
Media të tjera spanjolle raportuan se ajo që tradhtoi identitetin e pilotit 28-vjeçar ishte ftesa që ai i dërgoi ish-partneres për ta vizituar në vendbanimin e ri.
Kuzminov u qëllua për vdekje me gjashtë plumba pas një ndjekjeje në parkingun e dytë nëntokësor. Një makinë e cila konsiderohet se është përdorur si mjet ikjeje është gjetur e djegur pak larg nga zona e ekzekutimit. Teoria që po shqyrtojnë autoritetet spanjolle është se vrasësit e 28-vjeçarit ishin xhelatët që me siguri janë larguar nga vendi.