BOTA, 4 Korrik 2024, 23:09

Del exit poll i zgjedhjeve në Britani, fitore e thellë e laburistëve, "shkërmoqen" konservatorët

Del exit poll i zgjedhjeve në Britani, fitore e thellë e

Ditën e sotme (4 korrik) janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar. 

Exit poll i publikuar në momentin e mbylljes së qendrave të votimit, sugjeron një fitore të thellë të laburistëve, të cilët pritet të marrin pushtetin pas 14 vitesh në opozitë, duke siguruar rreth 410 mandate parlamentare, një mazhorancë e frikshme. 

Partia Konservatore, sipas këtyre të dhënave, pritet të pësojë humbjen e saj më të madhe në dekada, duke siguruar vetëm 131 ulëse. 

Del exit poll i zgjedhjeve në Britani, fitore e thellë e

Të dhënat e exit poll janë të ngjashme me sondazhet e kryera gjatë fushatës zgjedhore. Të gjitha sugjeronin një humbje dërrmuese për konservatorët dhe pavarësisht fushatës, nuk pati ndryshime. 

Disa prej garave pritet të prodhojnë rezultate interesante, përfshirë faktin që kryeministri Sunak, ka shprehur në rrethin e tij të ngushtë se ka frikë se mund të humbasë ulësen e tij në Parlament. Po kështu, pritet me kuriozitet nëse Nigel Farage, lideri i partisë populiste Reform UK, do të marrë mandatin parlamentear, të cilin e ka tentuar shtatë herë por ka dështuar. 

Rezultatet kanë filluar të dalin dhe deri në mëngjes do të kemi një pikturë të qartë të ndarjes së mandateve.