TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Mbretërinë e Bashkuar po votohet në zgjedhjet e përgjithshme, për Parlamentin e ri.
Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00, kur do të kemi edhe një Exit Poll dhe më pas gjatë natës do të bëhen të ditura rezultatet për çdo ulëse në Parlament.

Sondazhet parazgjedhore sugjerojnë një fitore të thellë të laburistëve, të cilët pritet të marrin pushtetin pas 14 vitesh në opozitë. Kreu i Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer, me gjasë do të jetë kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo sepse laburistët figurojnë rreth 20 pikë mbi konservatorët në sondazhet e fundit të realizuara. Ata pritet të sigurojnë rreth 40% të votave.
Në krahun tjetër, konservatorët figurojnë në sondazhe me vetëm 20%, çka nëse do të realizohet ngre shqetësime për një "super shumicë" laburiste, e cila do t'i vërë ata në vështirësi, madje duke krijuar dilema edhe për partinë më të madhe opozitare në parlament, e cila nuk është diskutuar asnjëherë më parë, duke u ndarë gjithmonë mes dy partive kryesore.
Në vendin e tretë, sondazhet rendisin partinë Reform UK, një forcë e djathtë populiste, e cila u themelua në vitin 2018 si Partia e Brexit por më pas ndryshoi emër. Kjo forcë pritet të marrë rreth 16% të votave, shifër e konsiderushme, që dëmton më së shumti konservatorët, pasi synon votat e djathta. Liberal Demokratët renditen të katërtit me 11% dhe Të Gjelbërit me rreth 6%.