BOTA, 4 Korrik 2024, 15:10

Autoritetet alarm në Francë, evakuohet pallati i Versajës

Autoritetet alarm në Francë, evakuohet pallati i Versajës

Pallati i Versajës në Francë është evakuuar për shkak të një “incidenti sigurie”. Dhjetëra oficerë të armatosur mund të shihen duke ruajtur ndërtesën ndërsa turistëve u është kërkuar të largohen nga zona.

Policia ka thënë se incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin.

Pallati i Versajës është një nga atraksionet turistike më të vizituara të Francës dhe pallati i gjerë i Versajës ishte shtëpia e mbretit Louis XVI. Ndërkohë, evakuimi vjen vetëm disa javë pasi një zjarr shpërtheu në atraksionin historik turistik që bëri që stafi të detyronte turistët të largoheshin nga ndërtesa.