TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin janë takuar në Alaskë.
Të dy presidentët gjatë ecjes në tepihun e kuq u panë të buzëqeshur, teksa u ngjitën për në skenë për fotografinë e përbashkët.
Gjatë ecjes nëpër tepihun e kuq, ishin aeroplanët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ata që fluturuan në qiell, e të cilët ia morën vëmendjen presidentit rus, Putin.
Reporter: "President Putin, will you stop killing civilians?"
— WION (@WIONews) August 15, 2025
Putin gestures he couldn't hear, then gets into a car with Trump and exits pic.twitter.com/GaqXS3w6UA
Më pas, një nga gazetaret e pranishme në këtë ngjarje historike e pyeti Putinin se “a jeni gati për armëpushim” dhe se “a jeni gati ta ndalni vrasjen e civilëve”.
Por, Putin iu kundërpërgjigj me një gjest duke e vënë gishtin tek veshi duke treguar se “nuk po i dëgjonte pyetjet”.
Pas fotografisë së përbashkët, Trump e Putin hipën në limuzinë për t’u nisur drejt sallës ku pritet të mbahet takimi që në fokus e ka ndaljen e luftës në Ukrainë.