BOTA, 14 Maj 2022, 17:16

Nën shtetrrethimin e luftës, ukrainasit përgatiten për finalen e Eurovizionit. Mbizotëron entuziazmi se do të shpallen fitues

Nën shtetrrethimin e luftës, ukrainasit përgatiten për

Mbrëmjen e kësaj të shtune, të gjithë sytë e evropianëve, por jo vetëm, do të jenë të fokusuar te festavili i këngës Eurovizion, në të cilin Ukraina është ndër pretendentët për ta fituar.

Zakonisht, si kudo, shumë njerëz do ta ndjekin eventin në vende publike si bare dhe restorante.

Por e ndryshme është situata në qytet nën shtetrrethim në Ukrainë, ku me shumë gjasa qytetarët pritet ta ndjekin festivalin në banesat e tyre.

Pavarësisht kësaj, BBC bën me dije se atmosfera në Ukrainë është tejet pozitive, pasi ka shumë shpresë dhe entuziazëm se vendi do të fitojë konkursin e muzikës dhe do të rikthejë në qendër të vëmendjes ngjarjet që po ndodhin aty.

Nga ana tjetër kujtojmë se Rusia është e ndaluar të performojë këtë vit pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.