TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dyshohet se të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas sulmit të armatosur në Universitetin e Pragës, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas mediave vendase, mes viktimave është edhe autori. “Autori është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia në rrjetin X rreth orës 16:00.
Kryebashkiaku i Pragës Bohuslav Svoboda tha se sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë. Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit.