TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në lidhje me negociata që po zhvillohet për armëpushimin në Gaza, Shtetet e Bashkuara thanë se janë serioze, por thekson se bisedimet nuk kanë dhënë fryte.
Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, thuhet se u tha ndërmjetësuesve egjiptianë se asnjë peng tjetër izraelit nuk do të lirohet derisa të ketë një armëpushim të përhershëm.
Izraeli pohon se lufta nuk do të përfundojë derisa Hamasi të eliminohet. Kajro thotë se do të rifillojë negociatat me Hamasin.
Të mërkurën, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 20,000 palestinezë në Gaza janë vrarë që kur Izraeli filloi bombardimet në territor pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.
Mesatarisht, rreth 300 njerëz kanë vdekur çdo ditë që nga fillimi i konfliktit, duke përjashtuar armëpushimin shtatë ditor. Drejtori rajonal i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Richard Brennan thotë se i konsideron të besueshme këto shifra të viktimave.
Numërimi i të vdekurve është një sfidë në çdo zonë lufte dhe mjekët në Gaza thonë se ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, pasi nuk përfshin trupat e varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara ose ata që nuk janë dërguar në spitale.