BOTA, 11 Maj 2022, 21:49

Zelensky bisedë telefonike me Scholz: Ndihma ushtarake është shumë e rëndësishme!

Zelensky bisedë telefonike me Scholz: Ndihma ushtarake është

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike me  kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Të dy udhëheqësit diskutuan ndihmën ushtarake, bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ne vlerësojmë nivelin e lartë të dialogut me Gjermaninë dhe mbështetjen në luftën tonë!” tha Zelensky.

Në një deklaratë sot, kancelari gjerman Ukraina do t’i vuajë pasojat e luftës edhe pas 100 vitesh.  Lideri gjerman bëri një paralelizëm me pasojat që shkaktoi Lufta e Dytë Botërore në vendin që ai drejton.