TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme gjashtë balona “spiune” kanë fluturuar mbi qiellin e Kievit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, sirenat e sulmit janë dëgjuar në të gjithë kryeqytetin ukrainas.
Zyrtarët ukrainas bënë me dije se balonat u rrëzuan nga forcat e armatosura ukrainase.
Administrata ushtarake ukrainase në Telegram bëri me dije se balonat mund të kenë pasur pajisje zbulimi.
Zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase Yuriy Ihnat konfirmoi se sirenat e sulmit ajror kishin rënë në kryeqytet për shkak të balonave që fluturonin në qiell.
Megjithatë ende mbetet mister vendi i origjinës së këtyre pajisjeve fluturuese, por dyshohet se ato mund të jenë dërguar nga Rusia.
Të ashtuquajturat balona spiune janë bërë tituj kryesorë në ditët e fundit, pasi SHBA akuzoi Kinën për drejtimin e një “programi të balonave në lartësi të madhe” për mbledhjen e inteligjencës.
Një avion luftarak amerikan rrëzoi atë që e përshkroi si një balonë spiune kineze mbi bregdetin e Karolinës më 4 shkurt.
Kina tha se balona ishte një aeroplan pa pilot që kishte qëllime meterologjike dhe që devijoi aksidentalisht nga kursi.
Kina gjithashtu akuzoi SHBA se përdori forcë të tëpruar kur me një avion F-22 rrëzoi objektin.