TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kongresi amerikan zgjodhi t’i dërgojë një mesazh të qartë Turqisë për fluturimet mbi ishujt grekë.
Mesazhi përfshinte një referencë përkatëse në tekstin shoqërues të buxhetit të mbrojtjes (NDAA), që u finalizua mbrëmjen e së martës.
“Ne besojmë se aleatët e NATO-s nuk duhet të kryejnë fluturime të paautorizuara mbi hapësirën ajrore të aleatëve të tjerë të NATO-s,” shkruajnë ligjvënësit amerikanë në tekstin shpjegues që shoqëron NDAA.
Formulimi specifik shihet si një deklaratë e qëllimit legjislativ nga Kongresi për administratën Biden, pasi dërgon mesazhin se sfidat e Ankarasë në Egje duhet të adresohen përpara se Shtëpia e Bardhë t’i dërgojë Kongresit një njoftim zyrtar për marrëveshjen e F-16.
Kujtojmë se javët e fundit shumë avionë ushtarak turq kanë fluturuar mbi ishujt grekë në Egje, një ngjarje që vendi fqinj e ka quajtur si një provokim të rëndë.