TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur numrin e civilëve të vrarë në luftën në Ukrainë deri më tani.
Sipas të dhënave nga OKB, bëhet me dije se më shumë se 17,000 civilë, duke përfshirë mbi 400 fëmijë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga shkurti kur edhe nisi lufta.
Shifrat janë të konfirmuara edhe nga Koordinatori i Ndihmës Emergjente të OKB, Martin Griffiths. Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB, për të Drejtat e Njeriut, besohet se shifrat janë edhe më të larta.
“Ne besojmë se numri aktual i viktimave është shumë më i lartë”, ka thënë Griffiths.
Kujtojmë se lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, ditë kur Rusia nisi sulmin e pajustifikuar mbi vendin fqinj.