TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa ka mbetur edhe një javë deri në shpalljen e fituesit të çmimit Nobel për paqen këtë viti, shihet se mes pretendentëve këtë vit janë edhe Volodymyr Zelenskyy dhe kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny.
Dy armiqtë e Moskës zyrtare janë disa nga favoritët mes 351 të nominuarve, por ekspertët sugjerojnë se shanset e tyre janë të ulëta, veçanërisht pasi Zelenskyy është një udhëheqës i kohës së luftës. Lista e plotë e të nominuarve mbetet sekrete, por emrat e zbuluar përfshijnë ambientalisten Greta Thunberg, kreun e opozitës ruse Vladimir Kara-Murza dhe protestuesin kinez, Peng Lifa.
Fituesi do të shpallet zyrtarisht të premten e ardhshme, me ceremoninë e planifikuar për 10 dhjetor në Bashkinë e Oslos. Vendimi i takon Komitetit Norvegjez të Nobelit, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga parlamenti norvegjez.