BOTA, 28 Shtator 2023, 18:28

Sulm i rëndë në Roterdam/ Një person hap zjarr në një banesë dhe në një qendër mjekësore, disa të vdekur

Sulm i rëndë në Roterdam/ Një person hap zjarr në

Të shtëna me armë zjarri në Roterdam, një person hap zjarr në një banesë dhe në një qendër mjekësore, disa të vdekur Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Holandë. Disa persona janë raportuar të vdekur pas disa të shtënave me armë zjarri në Roterdam.

Një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr në një banesë dhe më pas në një qendër mjekësore në qytetin holandez.

Autoritetet holandeze bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 32-vjeçar, si i dyshuar.