BOTA, 2 Nëntor 2024, 21:58

Papa Françesku bën thirrje për reflektim: Lufta është gjithmonë disfatë. Mbi 153 gra dhe fëmijë të vrarë javën e kaluar në Gaza

Papa Françesku bën thirrje për reflektim: Lufta është

Papa Françesku foli dje për luftën në Gaza. Papa tha se mendimet e tij shkojnë për 153 gra dhe fëmijë të vrarë së fundmi nga një sulm izraelit në Gaza.

“Vëllezër dhe motra, lufta është gjithmonë një disfatë, gjithmonë!”, tha ai para audiencës së tij në sheshin e Shën Pjetrit, duke iu drejtuar besimtarëve për Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, që festohet nga katolikët çdo 1 nëntor.

Teksa foli për konfliktet në Ukrainë, Palestinë, Liban dhe Sudan përpara se të bënte thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, ai tha se “mospërfillja e luftës” simbolizon “fitoren e gënjeshtrës dhe mashtrimit”.

Duke iu referuar sulmit ajror të ushtrisë izraelite javën e kaluar në zonën Jabalia të Gazës veriore, ai tha se mendimet e tij shkojnë për “153 gratë dhe fëmijët e masakruar ditët e fundit në Gaza”.

Gati 13 muaj pas ofensivës së vazhdueshme të Izraelit, numri i të plagosurve po ashtu ka shkuar në mbi 101 mijë.

Solidaritet për Spanjën e goditur nga përmbytjet

Papa shprehu gjithashtu solidaritetin e tij për qytetarët e prekur nga fatkeqësia e përmbytjeve në Spanjë.


Ai shprehu ngushëllimet e tij për ata që kanë humbur jetën dhe bëri thirrje për mbështetje për të gjithë ata që po vuajnë pasojat e kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore.