BOTA, 2 Nëntor 2024, 21:25

U sulmua nga qeni i familjes, ndërron jetë tragjikisht 10-vjeçarja në Britani

U sulmua nga qeni i familjes, ndërron jetë tragjikisht

Një vajzë 10-vjeçare ka vdekur pasi është sulmuar nga qeni i familjes në shtëpinë e saj në North Yorkshire të Britanisë, ka konfirmuar policia lokale. 

Pavarësisht përpjekjeve të një kalimtari që ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas bluzave të bardha, e mitura ka dhënë frymën e fundit pasi ka marrë plagë të rënda.

Sipas njoftimit të policisë, qeni është larguar nga një familjar pas sulmit, ndërsa më pas është dërguar pranë një strehe për kafshët, ku ndodhet për momentin.

Një zëdhënës i policisë tha se autoritetet po ofrojnë mbështetje psikologjike për familjen ndërsa hetimet vazhdojnë.