BOTA, 14 Mars 2025, 18:13

Flet shqip dhe ka përvojë në luftën kundër korrupsionit, Al Jazzera: Ish-diplomatja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Flet shqip dhe ka përvojë në luftën kundër

Për Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, sot mund të jetë dita e fundit pasi në pozitën e tij do të emërohet Drejtoresha për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland.

Siç raporton Al Jazeera Balkans nuk është e qartë nëse kjo është një zgjidhje e përkohshme apo e përhershme.

Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Bagdad, Kabul… dhe Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore nga viti 2016 deri në vitin 2019.

Ajo flet shqip dhe ka shumë përvojë në luftën kundër korrupsionit.