BOTA, 14 Mars 2025, 17:11

Trump: Biden na futi në një ngatërresë të madhe me Rusinë, por unë do t’u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një ngatërresë të madhe me

Presidenti amerikan Donald Trump ka insistuar sërish se do të sigurojë paqen, teksa ka postuar në faqen e tij “Truth Social”.

“Joe Biden na futi në një ngatërresë të vërtetë me Rusinë, por unë do t’u nxjerr jashtë”, shkroi Trump, shkruan skynews.

“Miliona njerëz kanë vdekur pa nevojë dhe do të ketë shumë të tjerë që do të pasojnë nëse nuk e përfundojmë dhe nënshkruajmë armëpushimin dhe marrëveshjen përfundimtare me Rusinë”, shtoi ai.

Trump: Biden na futi në një ngatërresë të madhe me

“Nuk do të kishte pasur luftë po të isha president. Thjesht, 100% nuk ​​do të kishte ndodhur”, vazhdoi presidenti ukrainas.

Trump vazhdon të thotë se një zgjedhje “e manipuluar dhe e shtrembër” bëri një ndryshim të madh në SHBA, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2020 që ai humbi.