BOTA, 6 Tetor 2022, 19:26

Shtypja e protestave paqësore dhe mbyllja e internetit, SHBA sanksionon shtatë zyrtarë iranianë

Shtypja e protestave paqësore dhe mbyllja e internetit, SHBA sanksionon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sot sanksione ndaj shtatë zyrtarëve iranianë lidhur me mbylljen e aksesit në internet dhe shtypjen e protestuesve paqësorë pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë.

Departamenti Amerikan i Thesarit në një deklaratë tha se vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm të Iranit, Ahmad Vahidi; ministres se Komunikimit Eisa Zarepour; dhe Vahid Mohammad Naser Majid, kreu i Policisë Kibernetike iraniane, raporton Reuters.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë mbylljen e internetit të qeverisë iraniane dhe shtypjen e vazhdueshme të dhunshme të protestave paqësore dhe nuk do të hezitojnë të synojnë ata që drejtojnë dhe mbështesin veprime të tilla”, tha në deklaratë nënsekretari i Thesarit, Brian Nelson.

Trazirat mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e Amini-t janë shndërruar në sfidën më të madhe për liderët klerikë të Iranit në vite, me protestuesit që bëjnë thirrje për rënien e Republikës Islamike të themeluar në vitin 1979.