TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Stuhia “Ciaran”, e cila ka prekur Evropën që prej ditës së djeshme, u ka marrë jetën të paktën 15 personave, ndërsa ka shkaktuar edhe probleme të theksuara, si mbylljen e porteve dhe anulimin e fluturimeve.
Stuhia ka prekur sot edhe vendin tonë, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar apo humbje jete.
Stuhia e cilësuar si një "ciklon bombë", shpjeguan shkencëtarët, ishte në stuhi e pazakontë ku intensifikimi i saj solli erëra jashtëzakonisht të forta. Ishte gjithashtu e pazakontë shiu i dendur, sipas Guardian.
Colin Manning dhe Hayley Fowler nga Universiteti i Neëcastle në Mbretërinë e Bashkuar thanë se stuhi të tilla ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta për shkak të krizës klimatike.
"Së bashku me reduktimin drastik të emetimeve, vendet duhet të ndërtojnë infrastrukturë më elastike", thanë ata.
Stuhia shkaktoi vdekjen e gjashtë personave në Toskanë, në Italinë veri-qendrore, ku ranë reshje rekord, njoftuan autoritetet lokale.
Në Italinë qendrore, rreth 48,000 familje mbeten pa energji elektrike, ndërsa shumë shkolla do të mbeten të mbyllura kryesisht për shkak të përmbytjeve të përhapura në rrugë dhe kate përdhese. Ndërkohë, në Liguria, për shkak të stuhive të detit, i cili ka dallgë shumë të mëdha, guvernatori i rajonit Giovanni Totti u kërkoi banorëve të mos i afroheshin bregdetit.
Të paktën shtatë persona u vranë të enjten në pjesë të tjera të Evropës, pothuajse të gjithë nga rrëzimi i pemëve, mes erërave deri në 200 km/h, sipas Guardian.
Dy të vdekur shkaktoi kjo stuhi në Belgjikë, dy në Francë, një në qendër të Madridit, një në Gjermani dhe një në Holandë.
Në qytetin flamand të Gentit, një fëmijë ukrainas që luante jashtë u plagos nga rënia e degëve dhe vdiq disa orë më vonë në spital, sipas zyrës së prokurorit.
Në një episod tjetër, një grua 64-vjeçare, u vra gjithashtu në një park të qytetit. Vajza e saj 31-vjeçare është plagosur rëndë.
Stuhia Ciaran shkaktoi ndërprerje të trafikut hekurudhor në Flanders dhe trenat po qarkullonin me shpejtësi të reduktuar në pjesën tjetër të Belgjikës dje, të enjten.
Me probleme u përball edhe aeroporti i Brukselit. Megjithatë, fluturimet vazhduan pavarësisht vonesave të shumta.
Sektori i transportit u përball me probleme të veçanta në Francën perëndimore, ku trafiku u ndalua dje, mëngjesin e së enjtes në departamentin Finistère. Në aeroportin Beauvais, afër Parisit, të gjitha fluturimet u anuluan deri në mesditë.
Në Spanjë, pjesa e vendit më e prekur nga moti i keq është veriperëndimi, ku disa zona të Galicisë janë në alarm të kuq për shkak të erërave jashtëzakonisht të forta në bregdet.