TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë me 18 viktima është regjistruar në Tajlandë. Mësohet se një autobus pasi hasi probleme me frenat doli nga rruga. Autobusi dykatësh, me gjithsej 49 persona, duke përfshirë përfaqësues të autoriteteve lokale doli nga rruga teksa po zbriste në provincën Prachin Buri, në lindje të kryeqytetit Bangkok.
“Shtatëmbëdhjetë persona u gjetën të vdekur në vend dhe një tjetër iu nënshtrua plagëve të marra në spital”, tha një oficer policie. Tajlanda është e njohur për aksidentet e trafikut të regjistruara në rrugët e saj çdo vit, për shkak të gjendjes së keqe të infrastrukturës, përdorimit të automjeteve të pasigurta dhe praktikave të rrezikshme të shumë shoferëve.
Rreth 20,000 njerëz vdesin në aksidente trafiku në mbretërinë e Azisë Juglindore çdo vit, ose rreth pesëdhjetë në ditë, ndërsa popullsia është pak më shumë se 70 milionë, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për vitin 2023. Në tetor, një zjarr që shpërtheu në një autobus shkolle që transportonte studentë tajlandezë në një ekskursion vrau 23 njerëz në autostradën Bangko. Ky ishte aksidenti rrugor më i rëndë i regjistruar në Tajlandë në dhjetë vitet e fundit.
