BOTA, 1 Nëntor 2025, 20:29

21 të vdekur dhe 31 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Kenia. Pamjet e frikshme

21 të vdekur dhe 31 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në

21 persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Kenian perëndimore pas një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm të premten. Ministri i brendshëm kenian, Kipchuba Murkomen ka bërë me dije se kanë pezulluar operacionet e kërkim-shpëtimit për të rifilluar sërish të dielën.

Ministri u kërkoi qytetarëve që jetojnë pranë lumenjve dhe në zonat e prekura nga rrëshqitjet e tokës mbrëmë që të shkojnë në vende më të sigurta. Përveç 21 të vdekurve dhe 30 personave të raportuar të zhdukur, Murkomen tha se 25 persona u plagosën rëndë dhe u transportuan me helikopter në qytetin perëndimor kenian të Eldoret.

Kryqi i Kuq i Kenias publikoi foto ajrore të zonës që tregojnë rrëshqitje të mëdha toke. Ai tha se po koordinonte përpjekjet e shpëtimit me qeverinë, duke përfshirë transportimin me helikopter të të plagosurve. Vitin e kaluar, sezoni i shirave, i cili u përkeqësua nga fenomeni El Nino, pati pasoja vdekjeprurëse në Kenia, por edhe në vendet fqinje, Tanzani, Etiopi dhe Ugandë.