BOTA, 1 Nëntor 2025, 17:04

SHBA, rrëzohet një avion i vogël në Nju Jork pas përpasjes me një pemë. Humb jetën piloti dhe plagoset një pasagjer

SHBA, rrëzohet një avion i vogël në Nju Jork pas

Një aeroplan i vogël u rrëzua të premten në mëngjes (31 tetor) në Qarkun Saratoga, Nju Jork , duke vrarë pilotin dhe duke plagosur një pasagjer.

Incident ajror ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit në Wyndham Way në qytetin Milton, pak pasi avioni u ngrit nga Aeroporti i Qarkut Saratoga aty pranë.

Hetuesit thonë se avioni me katër vende Mooney M20E i vitit 1964 goditi një pemë përpara se të ndalej pak jashtë një shtëpie. Një nga krahët e aeroplanit u ngatërrua në pemë përpara se rrënojat të merrnin flakë.

Pronari i shtëpisë, John Clapper, tha se dëgjoi një zhurmë të lartë ndërsa punonte në kuzhinën e tij dhe nuk kishte idenë se çfarë kishte ndodhur jashtë shtëpisë së tij.

“Shkova te dera e përparme dhe pashë një burrë që vraponte nëpër lëndinën time. Ai tha: ‘Aeroplani sapo u rrëzua. Dy persona të tjerë erdhën dhe e nxorën burrin tjetër nga aeroplani. Ata i shpëtuan jetën ”, tha Clapper për CBS6.

Sherifi i Qarkut Saratoga, Michael Zurlo, tha se pasagjeri u nxor nga aeroplani dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore Albany me lëndime të rënda. Piloti, megjithatë, nuk ia doli. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.

Erëra të forta me shpejtësi 64 km/orë frynin në zonë. Banorët ishin brenda shtëpisë në kohën e rrëzimit, por nuk u lënduan.