BOTA, 3 Gusht 2024, 18:33

Sulm terrorist në një plazh në kryeqytetin somalez, dhjetëra të vrarë

Sulm terrorist në një plazh në kryeqytetin somalez, dhjetëra

Të paktën 32 persona janë vranë në një sulm vetëvrasës të kryer nga militantët e AL-Shabab, në një vend popullor buzë detit në kryeqytetin e Somalisë. Zëdhënësi i policisë, Abdifatah Adan Hassan, deklaroi se rreth 63 persona të tjerë u plagosën, disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Ai raportoi se disa persona u përpoqën të mbuloheshin në plazhin e Lidos, ndërsa të tjerë u përpoqën të largoheshin nga vendi, pas sulmit terrorist. “Pashë njerëz të plagosur në breg të plazhit. Njerëzit po bërtisnin në panik dhe ishte e vështirë të dalloja se kush ishte i vdekur dhe kush ishte ende gjallë”, shtoi ai.

Një dëshmitar okular i tha agjencisë së lajmeve AFP se njerëzit ishin në gjendje paniku, pasi “ishte e vështirë të dihej se çfarë po ndodhte sepse të shtënat filluan menjëherë pas shpërthimit”.

Al-Shabab kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë jugore dhe qendrore. Grupi është i lidhur me Al-Kaedën dhe ka zhvilluar një kryengritje brutale për gati 20 vjet kundër qeverisë së mbështetur nga OKB-ja në Somali. Në një deklaratë që pretendon sulmin, Al-Shabab tha se “politikanë, forca të sigurisë dhe punonjës nga ministri e zyra të ndryshme” ishin në mesin e të vrarëve. Grupi thotë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve është shumë më i lartë se shifrat e publikuara nga policia. Të paktën pesë persona ishin përgjegjës për sulmin, pasi një sulmues hodhi veten në erë ndërsa tre të tjerë u vranë. Një sulmues tjetër u kap i gjallë.