BOTA, 7 Dhjetor 2021, 17:17

Sulm me armë në një ndërtesë qeveritare në Moskë/ Dy të vrarë dhe katër të plagosur, reagon kryebashkiaku

Sulm me armë në një ndërtesë qeveritare në

Dy persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën pasi një person hapi zjarr në një objekt të qeverisë në Moskë, të përdorur për lëshimin e dokumenteve zyrtare. 

Përmes një postimi në “Twitter” kryebashkiaku i qytetit Sergey Sobyanin bën me dije se autori i ngjarjes është arrestuar.

“I shpreh ngushëllimet e mia viktimave dhe familjeve të viktimave”, ka shkruar ai. “Mjekët po bëjnë çmos për të ndihmuar të plagosurit”, shton kryebashkiaku.

Mësohet se agresori u largua fill pas kryerjes së sulmit, para se policia të mbërrinte në vendngjarje, por u gjet dhe prangos më pas nga “blutë”.

Sipas një burimi policor për gazetën e përditshme të Moskës RBK, autori është 45-vjeçari Sergei Glazov, banor i Moskës.