BOTA, 10 Mars 2025, 19:27

Sulm masiv kibernetik kundër X, reagon Elon Musk: I koordinuar nga një shtet ose...

Sulm masiv kibernetik kundër X, reagon Elon Musk: I koordinuar nga një

Pronari i rrjetit social X Elon Musk ia atribuoi problemet serioze që u shfaqën sot, të hënën, në mbarë botën, një sulmi masiv dhe të koordinuar kibernetik ndaj kompanisë së tij.

Në një postim rreth orës 18:30 të së hënës, Musk tha se “sulmi masiv kibernetik është ende në vazhdim”.

Pati (ende ka) një sulm masiv kibernetik kundër ????.Elon Musk

Dhe përfundon duke shkruar se “ po e kërkojmë… ”. Përdoruesit në mbarë botën raportuan të hënën pasdite se aksesi është i vështirë apo edhe i pamundur. Për disa orë – problemet vinin e iknin.

Disa përdorues panë mesazhe gabimi nga Cloudflare, një rrjet i shpërndarjes së përmbajtjes dhe ofrues i shërbimit të sigurisë kibernetike, duke thënë se serveri po përjetonte një gabim të panjohur. Për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga rrjeti për natyrën e problemeve.