TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dymbëdhjetë ministri norvegjeze janë sulmuar kibernetikë. Ky fakt është bërë i ditur sot nga qeveria norvegjeze. “Ne kemi identifikuar një dobësi në platformën e një prej ofruesve tanë. Kjo dobësi është rregulluar”, tha në një konferencë për shtyp Eric Hope, kreu i agjencisë qeveritare përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve për ministritë.
Sulmi u identifikua për shkak të trafikut “të pazakontë” në platformën e ofruesit, tha zyrtari, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme. Ai u zbulua më 12 korrik dhe po hetohet nga autoritetet policore. “Është shumë herët të thuhet se kush qëndron pas këtij dhe cila është shkalla e ndikimit të sulmit”, tha ai. Norvegjia është furnizuesi më i madh i gazit në Evropë pas rënies së flukseve të gazit rus si dhe eksportuesi më i madh i naftës në Evropën Perëndimore.
Sipas Hope, zyra e kryeministrit nuk u prek nga sulmi dhe as ministritë e punëve të jashtme, mbrojtjes dhe drejtësisë pasi përdorin një platformë të ndryshme.