BOTA, 25 Korrik 2023, 17:16

Krim i rëndë në Itali/ Burri vret partneren e vëllait, vetëdorëzohet në polici

Krim i rëndë në Itali/ Burri vret partneren e vëllait,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një burrë qëlloi për vdekje kunatën e tij. Krimi u shënua në Fossombrone ku burri vrau partneren e vëllait të tij, një grua rreth 40-vjeçare.

Menjëherë më pas ai ka shkuar në komisariat dhe ka rrëfyer duke marrë me vete edhe armën e vrasjes.

Ende nuk është zbardhur dinamika e vrasjes së ndodhur në një zonë rurale.